Haskuka: Në Prizren ka mungesë të respiratorëve
Përmes një lidhje direkte në Mëngjesi në Kanal10, kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka treguar se në këtë komunë janë 128 raste aktive me Covid-19.
Ai ka thënë se në përgjithësi po respektohen masat parandaluese kundër Covid-19 nga qytetarët.
“Qe dy muaj edhe spitali rajonal i Prizrenit është duke i trajtuar personat me coronavirus, ndërsa është evidente mungesa e respiratorëve dhe vetëm edhe disa shtretër kanë mbetur për pacientët e infektuar”, njoftoi Haskuka./Kanal10