24-04-2024

Haskuka nuk flet për konkursin

Kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka nuk ka preferuar të flasë rreth anulimit të konkursit për drejtorë të shkollave, transmeton “gazetaeprizrenit.net”.

Ai tha se për këtë çështje ka ndërmend të deklarohet në një takim të përbashkët me media.

“Do të mbajë një konferencë shtypi”, tha ai për “gazetaeprizrenit.net”.

Haskuka menjeherë pas anulimit të konkursit ka shkuar në vizitë në Kroaci.

Jozyrtarisht merret vesh se konferenca ka gjasë të organizohet nesër.

Asnjë koment

Comments are closed.