23-11-2024

Haskuka paralajmëron hapa kundër gjuetisë ilegale

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, pasi një takimi me përfaqësues të shoqatave të ndryshme që mirren me gjueti, ka paralajmëron hapa konkret kundër gjuetisë ilegale, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Në takim kanë qenë edhe përfaqësues nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Prizren.

Haskuka ka shkruar në profilin e tij në ‘facebook’ se në takimin e përbashkët është diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje në favor të të gjithëve, e sidomos në favor të faunës.

“Nga ky takim morëm sugjerimet dhe kërkesat e palëve, dhe shumë shpejt do të marrim hapa konkrete për ta ndaluar rrezikun për zhdukjen e kafshëve nga gjuetia ilegale”, ka shkruar ai, pa konkretizuar për çfarë hapash bëhët fjalë.

Haskuka më tej ka shkruar se malet e Sharrit kanë potencial të hatashëm turistik dhe konisderohen si një aset shumë i rëndësishëm për komunën tonë. Këto male janë të pasura me mbi 2000 lloje të bimëve, 200 lloje të shpendëve dhe 69 lloje të faunës që i takojnë klasave të ndryshme.

“Por, një problemi i madh te këto male është gjuetia ilegale, që po rrezikon madje edhe zhdukjen e disa llojeve të faunës së kësaj zone. Në rajonin e Prizrenit janë përcaktuar pesë zona për gjueti, ku përfshihen edhe malet e Sharrit, por këto zona nuk janë respektuar për shkak të rritjes së sipërfaqes së Parkut Nacional, me ç’rast i ka prekur edhe 3 zonat e përcaktuara për gjueti.Prizreni është qytet me fat që ka një pasuri kaq të madhe siç janë malet e Sharrit”, ka shkruar ai./GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Mytaher Haskuka

Asnjë koment

Comments are closed.