23-11-2024

Haskuka: Për një teleferik më ndryshe në Kala

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, tha se është për ndërtimin e një  teleferiku në Kalanë e Prizrenit, por ndryshe nga ai që ka hartuar pushteti i kaluar, i drejtuar nga PDK.

Ai tha se projekti i mëparshëm për teleferikun bie ndesh me disa ligje, përfshirë edhe atë të rrjedhës së lumenjve.

Haskuka, tha se drejtuesit e kaluar të urbanizimit, pothuajse e kanë bërë projektin dhe pastaj ia kanë dhënë vetes, lejen.

“Jam i mendimi për realizimin e teleferikut në kala, por që ai të jetë pak më  ndryshe dhe që nuk e shëmton pamjen e saj dhe të Marashit e të qytetit, dhe që nuk është kundër ligjeve në fuqi”, ka thënë ai raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Pas ardhjes së pushtet, në zgjedhjet e fundit, Haskuka ka anuluar projektin për teleferikun, që kishte miratuar Kuvendi Komunal, në përbërjen e kaluar.

Në seancën e KK-së, kuvendarët opozitarë të PDK-së kanë kërkuar, që ndërprerja eventuale e realizimit, të projektit për teleferikun, të rikthehe në Kuvend, aty edhe ku është miratuar.

Asnjë koment

Comments are closed.