11-11-2024

Kërkohet rivarrimi i eshtrave të Ymer Prizrenit

Ilir Gashi, anëtar i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, kërkoi rivarrimin e eshtrave të patritotit dhe të njërit nga udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (LSHP), Ymer Prizrenit, në oborrin e “Bajrakli xhamisë” në Prizren, që ndodhen në Kompleksin e Lidhjes.

 

“Në kuadër të aktiviteteve, të cilat janë paraparë të mbahen në kuadër të shënimit të përvjetorit të 140-të të LSHP-së, duhet të bëhët edhe rivarrimi i tij”, ka thënë Gashi, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Ymer Prizreni ishte dijetar jurist, atdhetar, politikan, klerik dhe diplomat i shquar. Lindi në vitin 1826 në Zgatar të Opojës dhe vdiq në vitin 1886. Ishte veprimtar e intelektual i shquar i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, një nga udhëheqësit kryesorë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe Kryetar i qeverisë së përkohshme autonome të saj, të formuar në periudhën (1880-1881).

 

Përndryshe, shënimi i 140 vjetorit të LSHP-së  është paralajmëruar të bëhet në mënyrë madhështore në Prizren,  ndërsa pos autoriteteve më të larta të Shqipërisë e Kosovës, pritet të marrin pjesë edhe ata të shqiptarëve të Maqedonisë.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.