25-04-2024

Prizren: PDK lavdëron procesin zgjedhor për rininë

PDK deklaron se procesi zgjedhor, që po zhvillohet në Rininë Demokratike, po sjellin një frymë te re me ide të reja, përplot me djem dhe vajza të rinjë, me shumë energji dhe motiv për të kontribuar në radhët e saj.

 

“Të rinjë gjithandej komunës dita-ditës po i bashkohen Dekadës së Re.   Vullneti dhe energjia e tyre po i sjellin PDK-së dhe vendit tonë më shumë zhvillim dhe integrim, duke besuar në Partinë Demokratike të Kosovës”, thuhet në njoftimin e degës.

 

PDK-konsdieron se ky proces zgjedhor është i pari i mirëfilltë gjithëpërfshirës, i grup moshave prej 16 deri 25 vjeç, i cili ka ofruar rreth vetës qindra të rijnë të qytetit tonë në radhët e strukturave të zgjedhura të RDK-së.

 

“Dekada e Re e ka të vulosur fatin e vet tek të rinjtë, të cilët i ftojmë t’i bashkagjiten këtij procesi dhe të japin kontributin e tyre në ndërtimin e shtetit të Kosovës në dekadën e dytë të Pavarësisë”.

 

Sipas njoftimit, deri më tani në kuadër të këtij procesi zgjedhor PDK-së në degën e Prizrenit, i janë bashkangjitur rreth 700 të rijnë e të reja dhe ky numër dita-ditës po rritet ende.

Asnjë koment

Comments are closed.