26-04-2024

Haskuka përgëzon boksieret prizrenase për suksesin në Bullgari

Dy boksieret e suksesshme nga klubi i boksit “Prizreni”, Lirie Mazreku dhe Anamarija Koni, të cilat kanë arritur sukses të madh duke u stolisur me medalje në Kampionatin Evropian për U15  janë kthyer në  Prizren, ndërsa i ka vizituar kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, transmeton “Gazeta e Prizrenit.net”.

 

Ekipi i Kosovës me 1 boksier, 2 boksiere, 1 trajner dhe 1 gjyqtar mori pjesë në Kampionatin Evropian për shkollarë në Albena të Bullgarisë,  qe u mbajt nga 22 – 29 maj.

 

Në këtë kampionat morën pjesë 332 boksierë të rinj, vajza dhe djem nga 27 vende. Në ekipin e Kosovës morën pjesë Mazreku (57 kg)  dhe Anamarija Koni (63 kg).

 

Ato janë vajza të reja shumë të suksesshme dhe me plot perspektivë për të ardhmen. Paraqitjet e tyre në Bullgari, e kanë bërë krenar jo vetëm klubin e tyre, por gjithë qytetin e Prizrenit dhe Kosovën në përgjithësi.

 

“Besoj që ky qytet ka potencial të madh të nxjerr edhe shumë sportiste të suksesshme siç janë këto Koni dhe Mazreku. Për të arritur këtë qëllim, duhet shumë punë dhe përkushtim, derisa ne si Komunë do të mundohemi që t’i përmirësojmë sa më shumë kushtet infrastrukturore në sport dhe të ofrojmë një ambient të përshtatshëm për punë”, ka shkruar Haskuka.

Ai ka thënë se ka përmbushur premtimin për t’i takuar ato pasi të kthehen nga turneu ndërkombëtar./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.