Haskuka: Nga 46 testime, Prizreni sot pa të infektuar me COVID-19

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka njoftuar se 19 raste janë shpallur të shëruar në Prizren, ndërsa sot nuk ka pasur asnjë rast pozitiv me COVID-19 nga komuna.

Sipas tij, sot në këtë komunë janë bërë 26 teste, 20 ritestime dhe 6 gjurmime të kontakteve, të cilën rezultuan negativ në test, transmeton Gazeta e Prizrenit.

“Ende kemi 24 raste aktive në komunën tonë, andaj të vazhdojmë me respektimin e masave, tani të lehtësuara kur kemi 2 here nga 2 orë në ditë sipas orarit të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë”, ka shkruar ndër tjera në facebook ai.  /GazetaePrizrenit.net