20-04-2024

Haskuka premton vazhdimin e investimeve në projektet që e mbrojnë natyrën

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka me bashkëpunëtorë sot vizitoi investimin më të madh për mbrojtjen e ambientit në Kosovë: impiantin e ujërave të zeza në fshatin Vlashnje.

Ai deklaroi se ky projekt është financuar nga Komuna e Prizrenit, Banka Gjermane për Zhvillim (KfË) dhe nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe është i parë i llojit të tillë në Kosovë.

“Impianti ka hyrë në funksion në dhjetor 2020 me një kapacitet prej 510 m3 në orë dhe deri më tani janë trajtuar rreth 3.2 milionë metër në kub ujë, i cili tanimë në Lumbardh derdhet i pastruar”, tha kryetari Haskuka.

Asnjë koment

Comments are closed.