Haskuka prezanton projektet në fushën e trashëgimisë, kulturës dhe turizmit

Kryetari i Prizrenit, njëherësh kandidati i LVV-së edhe për një mandat në krye të kësaj komune, Mytaher Haskuka, ka prezantuar sot projektet në fushën e trashëgimisë, kulturës dhe turizmit.

Haskuka tha se gjatë katër vjetëve të fundit janë rinovuar shumë monumente të mbrojtura dhe është mbrojtur trashëgimia e këtij qyteti.Për katër vjetët e ardhshme, Haskuka tha se kanë 12 pika për ta bërë Prizrenin kryeqytet të trashëgimisë, kulturës dhe turizmit. Ai tha se ndër projektet që do të realizojnë në katër vjetët e ardhshme është përmirësimi i infrastrukturës brenda Shatërvanit dhe ndërtimi i shtegut historik.

“Përmirësimi i infrastrukturës brenda Shatërvanit, ndërtimi i shtegut historik, vlerësimi i
riorganizimit të sheshit të Arastës. Ne kemi obligim historik që kësaj zone, e cila ka qenë nikoqire e delegatëve të Lidhjes shqiptare, në një riorganizim gjithëpërfshirës, duhet të rivlerësohet gjendja e saj dhe të shikojmë një ridizajnim total të sheshit aktual të Lidhjes. Pastaj e kemi pikën e kthimit të shtëpive me vlera të trashëgimisë kulturore në bujtina. Ne kemi analizuar që një nga problemet kyçe të këtyre shtëpive, të cilat janë nën mbrojtjen e shtetit është që familjet kanë probleme lidhur me mirëmbajtjen e tyre dhe mirëmbajtja kushton shumë shtrenjtë, një nga gjërat që mund të bëhen me këto është që të bëhet restaurimi i tyre dhe t’i kthejmë këto shtëpi në bujtina”, tha ai.

Humbja e çmendur e peshës, një filxhan në mëngjes dhe në mbrëmje zgjidh
kilogramët e tepërt!

Haskuka tha se në planin qeverisës e kanë edhe ndërtimin e një amfiteatri të hapur të qytetit. Po ashtu, ai prezantoi edhe planin për aktivizimin e bibliotekës së qytetit, që për shkak të problemeve me marrjen e lejes kjo ndërtesë është ridizajnuar.

“Ndërtesa e shtëpisë së Kulturës është shumë e vjetër dhe nuk ka pasur intervenime në të. Tani parashihet renovimi i tërësishëm i saj duke mbrojtur vlerat e saj kryesore. Brenda saj do të ketë galerinë e artit, hapësirat e bibliotekës do të kthehen në galeri, do të ketë një bufe të brendshme dhe të jashtme, salla kryesore do të mbrohet ashtu siç është vetëm me disa restaurime me ngrohje, ndërsa akustika e saj është e mirë. Përpos saj do të kemi edhe një sallë alternative brenda saj dhe do të kemi edhe sallën e hapur me 80 ulëse”, tha ai.

Pjesë e planit, Haskuka tha se është edhe rigjenerimi i Drinit të Bardhë për zhvillim të turizmit, ku u shpreh se këtu parashihet edhe restaurimi i urave. Pretendenti për të udhëhequr edhe një mandat me Prizrenin, tha se gjatë mandatit të ardhshëm di të investojnë më shumë në turizmin malor dhe në pasurimin e atraksioneve turistike me Zip-
“Në aspektin e turizmit, Prizreni ka një numër shumë të madh të vizitorëve pikërisht për shkak të trashëgimisë kulturore dhe këto projekte do të ndihmojnë që Prizreni të ruajë trashëgiminë e saj dhe të rregullojë edhe në aspektin e qasjes më të lehtë po edhe të kthejmë disa nga këto hapësira për aktivitete kulturore që do të bëhen aty. Në përgjithësi, ne e shohim që aktivitetet kulturore, trashëgimia kulturore dhe turizmi në Prizren janë gjëra që duhet të trajtohen bashkërisht, ngase siç thash numri më i madh i vizitorëve e vizitojnë Prizrenin për shkak të aktiviteteve kulturore, por edhe për shkak të trashëgimisë”, tha ai. Haskuka ka prezantuar edhe disa nga projektet që janë realizuar gjatë mandatit të kaluar nën udhëheqjen e tij.
/KosovaPress/