24-04-2024

Totaj me bashkëshorten: Dashuria do të triumfoj të dielën në Prizren

Pasi komuna e Prizrenit ka larguar dryrët nga “Urën e Kaltër të Dashurisë” kandidati i PDK-së për Kryetar të Prizreni, Shaqir Totaj, ka reaguar pëmes profilit në “Facebook”, duke postuar një foto me bashkëshorten e tij mbi këtë urë.

Ai ka thënë se të dielën në këtë qytet do të triumfoi dashuria.

“Me ndreqë diçka, nuk do të thotë me prishë diçka tjetër. Aq më pak një vepër e cila është krijuar me dashuri e besim të mijëra qytetarëve. Me Fluturën sot kaluam nëpër “Urën e Kaltër të Dashurisë”, e cila mban shumë kujtime të qytetarëve tanë. Prizreni është shtëpia jonë prandaj na takon të gjithëve që ta mbrojmë e të punojmë për zhvillimin e tij”, ka shkruar Totaj.

 

Asnjë koment

Comments are closed.