23-11-2024

Haskuka sqaron faturën e komunës që e udhëheq

Kryetari i Komunës së Prizrenit ka reaguar për publikimin e faturave në KALLXO.com për shpenzimet e kësaj komune.

KALLXO.com ka filluar të publikoj dosjen, #SaHanKryetari”, për shpenzimet e drekave dhe darkave zyrtare të kryetarëve e zyrtarëve të komunave të Kosovës.

Ndër to, ishte edhe Komuna e Prizrenit që vetëm për një darkë ka shpenzuar mbi 170 euro vetëm për mish.

Haskuka  në Facebook ka thënë se fatura e publikuar ishte për darkën e shtruar nga komuna për pritjen e dy delegacioneve nga Turqia, me të cilat kjo komunë ka bashkëpunim.

“Në ditët e fundit të muajit maj të vitit 2018, Komuna e Prizrenit ka qenë nikoqir i delegacioneve nga dy qytete, Amasya dhe Beykoz, me të cilët jemi të binjakëzuar dhe kemi bashkëpunim të thellë.Shqetësimet e shfaqura në artikullin e Kallxo.com  nuk kanë vend, ngase në darkën e përfolur në media ka pasur mbi 30 persona dhe ka qenë darkë e shtruar për iftar. Kjo përpjestuar me shumën e faturës jep një shumë të cilën e paguan secili qytetar që i viziton restorantet e qytetit. Që të mos kemi keqkuptime në të ardhmen, sugjeroj që para se të postohen lajme të tilla nga mediet, fillimisht të kontaktohen zyrtarët komunalë për informata plotësuese”, thuhet në njoftimin e Haskukës.

Prizreni është qytet i bukur dhe mikpritës, por nuk është qytet i luksit. Ne kujdesemi që paranë publike ta shpenzojmë në mënyrë racionale dhe me transparencë”, ka shkruar Haskuka.

Në dokumentet që i posedon KALLXO.com, Komuna e Prizrenit për periudhën 6 mujore Janar-Qershor ka shpenzuar për dreka dhe darka zyrtare 23 mijë e 414 euro, apo mesatarisht mbi 3 mijë e 900 euro për 1 muaj.

Asnjë koment

Comments are closed.