26-04-2024

Kanosi me armë, arrestohet një person në Landovicë

Një person është arrestuar në fshatin Landovicë të Prizrenit, për armëmbajtje pa leje dhe kanosje, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Në raportin e Policisë, thuhet se njësitë policore të hetuesisë kanë bërë identifikimin e një mashkulli, të cilit i është konfiskuar një pistoletë me dy fishekë

Ai me këtë armë dyshohet se i kishte kanosur dy viktima meshkuj/shqiptarë.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.