25-11-2024

Haskuka takohet me një delegacion nga Parlamenti kroat

Një delegacion nga parlamenti i Republikës së Kroacisë në krye me deputetin Ivan Celec dhe deputeten shqiptare në parlamentin kroat Ermina Lekaj, kanë qëndruar në Prizren, me ç’rast janë takuar me kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka.

 

Këtë e ka njoftuar vetë kryetari i cili ka shrkuar në faqen e tij të “facbook” se është biseduar për fushat e ndryshme të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar që Prizreni duhet të zhvillojë me qytetet kroate.

 

Ndryshe deputetja Lekaj është nga rajoni i Prizrenit, përkatësisht nga Zymi i Hasit, por që jeton në Kroaci.

Asnjë koment

Comments are closed.