06-07-2020

Haskuka tregon nga janë të infektuarit e rinj me koronavirus në Prizren?

Në Prizren, sot ka vdekur person i dytë i infektuar nga Covid-19. Po ashtu, nëntë raste të reja janë raportuar të infektuar në këtë komunë, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka bërë të ditur se shumica nga të infektuarit e konfirmuar sot, janë nga Spitali Regjional i Prizrenit.

Postimi i tij në ‘facebook’:

Pas lajmit të hidhur sot për humbjen e jetës së një qytetari nga Prizreni me COVID-19 dhe rritjes së numrit të viktimave në 19, në mbrëmje u lajmëruam që edhe 9 qytetarë të tjerë nga Prizreni kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Tani në komunën tonë kemi 46 raste të identifikuara.

Fatkeqësisht, shumica nga të infektuarit e konfirmuar sot janë nga Spitali Regjional i Prizrenit dhe tani do të gjurmohen të gjitha kontaktet e tyre. Kjo do të thotë që duhet të jemi edhe më të kujdesshëm dhe t’i respektojmë masat.

JU LUTEMI, RESPEKTONI MASAT E SHPALLURA TË PARANDALIMIT NGA INSTITUTI KOMBËTAR DHE MINISTRIA E SHËNDETËSISË!
RUAJENI SHËNDETIN TUAJ! PAKUJDESIA KUSHTON ME JETË!
QËNDRONI NË SHTËPI, KJO UA SHPËTON JETËN!
MBANI DISTANCË FIZIKE PËR SË PAKU 2 METRA!
NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!
Ju faleminderit për mirëkuptim!

Asnjë koment

Comments are closed.