09-07-2020

Kurti shkarkoi dhe emëroi emra të shumtë, Hoti tregon çfarë veprimesh do të ndërmarrë

Avdullah Hoti, i mandatuar për kryeministër nga LDK, ka thënë se vendimet e Kurtit do t’i rishikojë, por ai ka thënë se çështja e parë me të cilën do të merret, do të jetë pandemia.

“Mund të kemi pikpamje të ndryshme për ekonominë, për raportet tona me ShBA-në, për çështje tjera, por do të jemi model. Në ditet e para do të analizojmë, ne duhet tu kthehemi vendimeve në detyrë. Nëse ka nevojë ndonjë prej vendimeve edhe do të rishikohet, ne po shkojmë me agjendë të qartë, në ditën e parë duhet të fokusohemi 100% në pandemi”, ka thënë ai në T7.

 

Hoti ka shtuar se s’po shkojnë në qeveri për të rishikuar vendime, pasi aktualisht duhet të fokusohen në luftimin e pandemisë./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.