Haskuka tregon për masat që ka ndërmarrë Komuna e Prizrenit në ballafaqimin me Covid-19
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka thënë se kanë respektuar të gjitha masat parandaluese që janë vendosur nga Ministria e Shnëdetësisë dhe ministritë tjera përkatëse në ballafaqimin me Covid-19, njofton Klan Kosova.
Haskuka në një konferencë për media deklaroi se ata kanë shpërndarë 1636 pako ushqimore-higjienike për familjet në nevojë.
“Kemi nevojë edhe më shumë për koordinim në këtë aspekt, pasi nuk duhet që një familje të pranojë 2-3 herë ndihma dhe dikush jo”.
“Ju e dini që jemi komuna e parë e cila i kemi vënë në dispozicion 9 psikologë të cilët iu ofrojnë ndihmë qytetarëve që kanë nevojë për përballjen me Covid-19. Disa prej tyre e dinë edhe gjuhën boshnjake dhe turke”.
“Gjithashtu, edhe në bashkëpunim me UP-në kemi subvencionuar një video në e cila i ndihmon qytetarët të kujdesen për veten në parandalimin me prekjen me koronavirus”.
Haskuka deklaroi se që nga dita e parë e shfaqjes së pandemisë në Kosovë kanë bërë dezinfektimin e të gjitha hapësirave në këtë qytet, si ato publike, QKMF, spitalin, stacionet e policisë, vendet ku ka më shumë qarkullim, hyrje të banesave, rrugë, fshatra dhe shumë hapësira të tjera.
“Pas futjes në karantinë të qytetit, ne nëpërmjet emailit të Komunës kemi marrë 400 kërkesa për lëvizje të lirë atë brenda dy ditëve. 80 përqind të këtyre kërkesave iu kemi përgjegj nëse kanë nevojë për leje të lëvizjes”.
“Po ashtu u kemi dhënë leje të lëvizjes edhe bizneseve që duhen të punojnë. Gjithashtu edhe ato familje të cilat kanë persona me nevoja të veçanta nuk kanë nevojë për leje të lëvizjes, nëse e kan raportin e mjekut për atë person duhet të lëvizin kur ai ka nevojë”.
“Edhe nga fermerët kemi marrë 300 kërkesa për qarkullim, ku u kemi lëshuar lëvizjen e qarkullimit atyre që kemi menduar se duhet”, ka thënë Haskuka.
Pos këtyre ai deklaroi se në çdo fshat të Prizrenit kanë formuar shtabet lokalet emergjente të cilat merren me aspektet në ballafaqimin me Covid-19 dhe se janë në kontakt vazhdimisht me komunën për të gjitha gjërat që kanë nevojë.