05-08-2020

Haxhi Avdyli konfirmon se ka dalë pozitiv në COVID-19

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka konfirmuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19.

“Meqënëse interesimi i miqëve e gazetarëve është i madh për të konfirmuar lajmin nëse jam Covid pozitv. Lajmi është i vërtetë. Më është konfirmuar që analiza ime ka dalur Kovid pozitiv.

  • Gjendja ime është e mirë dhe jam vetëizoluar sipas rekomandimeve”, shkruan ai në Facebook.

    Ndërsa shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi kishte treguar të dielen, përmes një statusi në Facebook se ai dhe familja e tij kishin rezultuar pozitivë.

    Në LDK, ndërkaq, nuk kanë pasur të dhëna se cili deputetët e ka bërë testin, e cili jo.

    Asnjë koment

    Comments are closed.