05-08-2020

Prizren: Erërat e fuqishme rrëzojnë shtyllat elektrike, 56 shtëpi mbesin pa rrymë (Foto)

Shiu e erërat e forta kanë shkaktuar dëme të mëdha në Prizren.

Disa shtylla elektrike janë rrëzuar, duke rrezikuar banorët, e lagjes Ortakoll.

  • Për të lënduar nuk është raportuar.

    Shemsidin Qilingeri thot se isha duke ardh prej punës shiu dhe erërat e fuqishme kanë rrezuar 4 bandera te rrymës në makinën time, jan edhe fotot apo video.Ka qen policia ka marr deklaraten,vetem demtime ne vetur shofershajbne, shprehet për TV Prizrenin, Qilingeri.

    Ndërsa njëri nga banorët ka treguar se 56 shtëpi të lagjes Ortakoll kanë ngelur pa rrymë.

    ”Shtyllat të gjitha kanë qenë të lakuara, askush nuk vjen për të pa në çfarë gjendje ishin këto shtylla”.

    ”Këto shtylla elektrike janë tash e 20 vjet, që kur ne vet banorët e lagjes i kemi ble dhe vendos vet”.

    ”Askush nuk vie për t’na vizituar për problemet, policia ishte edhe KEDS, e ndalën rrymën edhe shkuan”.

     

    Asnjë koment

    Comments are closed.