16-10-2019

Haziri: Nëse VV-ja hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK-në, e ka shumë gabim

Për nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, nëse Vetëvendosje tentojë që të hyjë në koalicion me këtë parti duke tentuar që ta dëmtojë, e ka shumë gabim.

Haziri ka thënë se raporti mes të dy partive duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale.

“PDK, në asnjërën prej tri fazave të saj, prej uniformave me armë, demobilizizimit me kravata e këmisha të kaltra (teget), e deri në qeverisje, e sofistikuar dhe e organizuar mirë, nuk ka mund të shkatërrojë LDK, ani pse këtë e ka pas qëllim kryesor”, ka shkruar Haziri.

“Tash, nëse LVV hyn në bashkëqeverisje me qëllimin për ta ‘blu’ LDK-në, e ka shumë gabim. Raporti duhet të ndërtohet me mirëbesim dhe me korrektësi maksimale. Unë jam për një marrëveshje qeverisëse 4+, për t’i zgjidhur problemet e mëdha me Serbinë dhe problemet e brendshme me funksionimin e ligjit”, ka shtuar më tej ai.

Në fund, Haziri është shprehu se “kryeministrja apo kryeministri i ardhshëm duhet të jetë i të gjithë qytetarëve dhe linçimet dhe arroganca e çfarëdo natyre, nuk duhet me pas vend në asnjë mënyrë”.

Asnjë koment

Comments are closed.