22-10-2021

Helmimi nga alkooli lë të vdekur 34 persona në Rusi

34 persona kanë humbur jetën pas një helmimi masiv që dyshohet të jetë shkaktuar nga alkooli ilegal në Rusinë jugperëndimore.

Autoritetet lokale bëjnë të ditur se edhe 24 persona të tjerë po trajtohen në spital, shkruan Reuters.

Policia ka arrestuar 10 persona në hetimet për prodhimin dhe shitjen e alkoolit të paligjshëm, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Shtatë nga personat që trajtoheshin në spital ishin në gjendje të keqe dhe katër prej tyre ishin në ventilatorë.

Policia gjatë ditës së djeshme sekuestroi dy mijë shishe alkool teksa i kanë identifikuar si alkool metanol, i cili është toksik.

Rastet masive të helmimeve nga alkooli kanë ndodhur edhe në të kalurën në Rusi, në vitin 2016, 77 njerëz vdiqën në Siberi nga pirja e vajit të banjës./GB

Asnjë koment

Comments are closed.