Heqja e vizave, Komisioneri i BE: Kosova i ka plotësuar kushtet, tashmë varet nga PE
Në konferencën e përbashkët me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Komisioneri i BE-për për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopoulos ka dhënë raportin e tij për përfundimin e kritereve të Kosovës në mënyrë që qytetarët e këtij shteti tashmë të udhëtojnë lirshëm në zonën Schengen.
Komisioneri ka theksuar se tashmë liberalizimi i takon Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian, meqë Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret.
“Mund të konfirmojmë se Kosova ka përfunduar të gjitha kriteret për liberalizim. Dua të uroj partitë e Kosovës për punën dhe përkushtimin në këtë proces. Ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi ka qenë hap i madh drejt liberalizimit. Kjo marrëveshje Kosova ka treguar angazhim të plotë kundër krimit dhe korrupsionit. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret për vizat prandaj në këtë momente e kemi marrë parasysh këtë gjë. Kosova ka vazhduar t`i mbyllë të gjitha marrëveshjet tjera që në vitin 2016, tani është në duart e Parlamentit Evropian dhe Këshillit Evropian dhe i ikurajoj që ta bëjnë atë sa më shpejtë. Ksoova duhet të sigurojë reforma me kritere të caktuara. Jam i sigurt se do të vazhdojë në luftën kundër emigrimit ilegal dhe ka vënë në funksion masa të rëndësishme për ta arritur këtë qëllim”, ka thënë ai.
Më tej, Avramopoulos ka thënë se autoritetet në Kosovë duhet patjetër t`iu sqarojnë qytetarëve të vet se cilat janë rregullat e lëvizjes së lirë, përndryshe liberalizimi mund të pezullohet.
Ndërkohë, për Thaçin, sot ka filluar shembja e murit të fundit për Kosovën. “Të përfundojë izolimi i stërzgjatur i qytetarëve të Kosovës”, tha Thaçi./Top channel/