19-04-2024

Hetime ndaj të miturve nga Suhareka, keqpërdorën fotot dhe videot e një vajze

Dyshohet se disa të mitur kanë keqpërdorur disa foto dhe video të një vajze të mitur.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së mërkurës, në Suharekë.

Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Suharekë, 19.01.2022-13:00. Njësitet e hetuesisë kanë filluar hetimin pasi që disa persona të mitur kanë keqpërdorur disa foto dhe video të viktimës së mitur femër kosovare. Viktima është intervistuar në prezencë të prindit, ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar policia.

Asnjë koment

Comments are closed.