27-04-2024

Hidhet hapi i parë për ndërtimin e Muzeut në Krushë të Madhe

Krusha e Madhe është ndër fshatrat që është prekur më së shumti nga lufta e fundit në Kosovë, duke u masakruar e vrarë të gjithë burrat e këtij fshati.

Për të pasur ende në memorine e gjenratave të reja, atë që ka ndodhur para 20 vitesh, sot është nënshkruar një marrëveshje e mirëkuptimin për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Muzeut në Krushë të Madhe”.

Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale Bislim Zogaj, dhe Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit “Ndërtimi i Muzeut në Krushë të Madhe”.

Përmes kësaj marrëveshje ata u dakorduan për përcaktimin e obligimeve të të dyja palëve.

“Ndërtimi i këtij muzeu është obligimi i shtetit të Kosovës ndaj të rënëve dhe të gjallëve të Krushës, e cila paraqet sinonimin e dhimbjes, rezistencës dhe heroizmit”.

Asnjë koment

Comments are closed.