Hiqen pjesërisht maskat
Janë miratuar masat e reja anti-COVID. Pas rënies së rasteve me virus, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të hiqet kufizimi i qarkullimit për qytetarët, ndërsa është zgjatur orari i punës për gastronominë deri në orën 23:00.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se qytetarëve do t’u lejohet qarkullimi pa maska, kur janë duke ecur të vetëm në ambiente të hapura.
Ndërkohë, nga ora 00:00 deri në orën 05:00 ndalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave, përveç në ambientet familjare.
Në teatro, galeri, muze e të ngjashme rritet pjesëmarrja e publikut në 50%.
Këto masa lehtësuese, sipas ministrit Vitia, janë bërë për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19, moscenimin e problemeve ekonomike dhe ruajtjen e shëndetit mendor dhe fizik të qytetarëve.
Vendimet hyjnë në fuqi nga e hëna e 31 majit.