19-04-2024

Vdes aksidentalisht një 35 vjeçar në Has

Sot pak pas orës 12:00., policia ka pranuar informacion se në fshatin Planejë të Hasit, përderisa një person po punonte me traktor dhe lidhesën e barit në livadhe, kishte pasur një defekt teknik dhe duke e rregulluar atë, për një moment makina e barit e godet dhe si pasojë i shkakton lëndime fatale.

Emergjenca pasi kishte dalë në vendin e ngjarjes ka konstatuar se viktima ka vdekur, ka njoftuar për TV Prizreni zëdhënësi i DRP-së, Shaban Osmanollaj.

Policia dhe forenzika rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprime hetimore. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion. Viktima është A.Q i lindur në vitin 1986 nga fshati Kojush, KK Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.