23-11-2024

Hiqet bllokada për lejet ndërtimore në Prizren

Arrihet marrëveshja për heqjen e bllokadës për lejet ndërtimore në Prizren. Lajmin e konfirmoi Drejtori për Urbanizëm në Prizren, Fatmir Memaj, i cili ka thënë se pas shumë angazhimeve është arritur një marrëveshje me Infrakos-in, të cilën sot e kanë deponuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

“Lajm i mirë për qytetarët e Prizrenit. E falënderoj Kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka, për gatishmërinë e tij për arritjen e kësaj marrëveshje, e cila iu mundëson qytetarëve të Prizrenit të vazhdojnë  pajisjen me leje në kuadër të suazave ligjore”, ka thënë ai.

Ndërtimi i objekteve të reja në Prizren, tash e një kohë kishte mbetur peng nga një vendim i Gjykatës Themelore të Prishtinës, e cila kishte pezulluar përkohësisht planin zhvillimor urbanistik.

Për këtë shkas, asnjë objekt që është në plan për t’u ndërtuar nuk ka mundur të pajiset me leje ndërtimi.

Vendimi i gjykatës kishte ardhur pas padisë që kishte bërë pronari i hekurudhave “Infrakosi” ndaj komunës, pasi shumë prona të hekurudhës u uzurpuan e më pas aty u ndërtuan në vazhdimësi objekte./gazetaprizrenit.net/

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.