18-04-2024

Mbyllet bastorja që ishte afër institucioneve publike në Malishevë

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, mbrëmë ka mbyllur edhe një lokal afarist, përkatësisht një bastore sportive, e cila nuk e ka respektuar ligjin duke zhvilluar aktivitetin në largësi më pak se 500 metra nga institucionet publike.

Kjo bastore, po ashtu kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve, të bërë ditë më parë, që ta mbyll lokalin apo aktivitetin.

Në njoftimin e komunës, thuhet se me 4 qershor është dhënë urdhër për mbylljen e lokalit, pasi nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e aktivitetit. “Pronari kishte shpërfillur paralajmërimin e inspektorëve komunal”, tha drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit, Dibran Kastrati.

Ai tha se drejtoria, në asnjë mënyrë nuk do të lejojë që të shkelet ligji.

Asnjë koment

Comments are closed.