27-04-2024

Një personi i sekuestrohen 200 mijë euro të dyshuara dhe armë e municion

Një koordinim i mirë në mes të njësiteve policore ka bërë të mundur arrestimin e një të dyshuari i cili po lëvizte me automjet në rrugën “Zahir Pajaziti” mrëmjen e kaluar, diku rreth orës 20:00.

 

Sipas policisë në Prizren, mbi bazën e informacioneve inteligjente vetura është ndaluar nga policët e antidrogës të cilët gjatë kontrollit të automjetit kanë  gjetur dhe sekuestruar një pistoletë e llojit “GLOC”.

 

“Duke u mbështetur në informacionet paraprake është kërkuar bashkëpunimi i prokurorisë dhe gjykatës për bastisjen e banesës së pesonit të dyshuar me          ç ‘rast është gjetur dhe sekuestruar një granatë dore, 154 fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe 200 mijë euro kesh, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara”, thuhet në raportin e zyrës për media në Prizren.

 

 

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit policor ndërkaq provat materiale dhe shkresat e lëndës do t’i kalojnë prokurorisë së shtetit për procedura të mëtejme hetimore. Rasti po hetohet nga hetuesit rajonal të Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.