Supermilioneri i Kosovës!

I pari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka është një ndër kryetarët më të pasur të Kosovës.

Në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit Haskuka ka deklaruar një pasuri prej 2.7 milionë eurove.

Kryetari i Prizrenit ka deklaruar se ka në pronësi një shtëpi në vlerë prej 300 mijë euro, shtëpi tjetër në vlerë prej 270 mijë euro, shtëpi, dy objekte në vlerë prej 300 mijë euro, shitore 150 mijë euro, shitore 120 mijë euro, ara punuese (toka) 1.2 milionë euro, ara punuese 300 mijë euro, banesë 54 mijë euro, tokë bujqësore 33 mijë euro, transmeton Indeksonline.

Haskuka gjithashtu ka edhe një veturë në vlerë prej 14 mijë eurove.

I pari i komunës së Prizrenit ka deklaruar gjithashtu se gruaja e tij është aksionare me 33 përqind në kompaninë ‘Aplikative Research Solutions, Konsulencë’.

Para të gatshme në bankë ka deklaruar se ka vetëm 5 mijë euro./Indeksonline/