26-04-2024

Hisen Berisha tregon a ishte Albin Kurti ushtar i UÇK-së

Ish komandanti i UÇK-së në Koshare, Hisen Berisha, e ka komentuar deklaratën e ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, Rrustem Mustafa – Remi, i cili tha që Albin Kurti ka qenë bashkëluftëtar i tij.

“Mungesa e ligjit për mbrojtje të vlerave të luftës lë këtë hapësirë për të krijuar këso aferash. Njerëzit duhet të ndërtojnë parime të cilat nuk duhet t’i shkelin kurrë”.

“Lufta dhe UÇK-ja ka qenë një vlerë e pakontestueshme, e cila i dedikohet historisë dhe nuk guxon të përdoret për konsum të brendshëm politik. Qenia ose jo pjesë e luftës është çështje teknike, e zgjidhshme dhe e kontrollueshme. Ne e kemi një situatë të krijuar nga vet Kurti, Thaçi Lushtaku, Selimi”.

Berisha në Klan Kosova, ka thënë  se lidhur me këtë ka pasur dy mendime që ka qenë ose s’ka qenë Kurti luftëtar i UÇK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.