Historianët e Deçanit thërrasin konferencë pas vendimit të Kurtit për Manastirin
Kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” në Deçan, Shkodran Imeraj, sot do të dalë para mediave.
Deklarimin për media ai do ta bëjë para zyrave të Agjencisë Kadastrale në orën 15:00.
“Në ora 15:00, para zyrave të Agjencisë Kadastrale të Kosovës në Prishtinë (ndërtesa e Arkivit të Kosovës) në lagjen e Spitalit, kryetari i Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Decan, Dr.Shkodran Imeraj, do të ju drejtohet mediave.”
Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar sot në mbledhjen e Qeverisë se i ka kërkuar Agjencionit Kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për t’ia regjistruar pronën Manastirit të Deçanit.