24-11-2024

Horoskopi

Dashi

21 Mars – 19 PrillJeni shumë të interesuar për të marrë përsipër punë të rëndësishme, kështu që e tërë vëmendja juaj do të përqendrohet në përmbushjen e këtyre detyrave dhe përgjegjësive. E keni energjinë për të vazhduar dhe me lehtësi do t’i kryeni punët. Ka mundësi se do të provoni të merrni disa punë të reja sapo t’i kryeni të tjerat, por kjo nuk është edhe aq ide e mirë.Demi

20 Prill – 20 MajJini të qetë dhe mos u nervozoni nëse dikush kërkon grindje. Po ju vihet në sprovë durimi. Nëse partneri pranon se ka blerë diçka luksoze, s’është që nuk e keni pritur këtë gjë. Thjesht nxitini që t’ju premtojë se do të jetë më i kujdesshëm në të ardhmen.

21 Maj – 20 QershorKthejuani shpinën thashethemeve. Po ju tërheqin për t’i dëgjuar më shumë. Është më mirë të siguroheni se mungojnë fakte dhe të vërteta në thashethemet që po shpërndahen. Kur doni të blini diçka, doni që ta blini më të mirën për shkak se vlen më shumë. Partneri juaj i kujdesshëm mund të mos pajtohet me ju, por do t’ua dëshmoni se keni të drejtë.

Gaforrja

21 qershor – 22 KorrikËshtë shumë e vështirë të rrini duarkryq përderisa e shihni partnerin apo mikun tuaj tek harxhon shuma të mëdha parash. Dikush është duke shpenzuar tepër për festa dhe e kuptoni nevojën e tyre për t’i bërë të veçanta këto Krishtlindje. Nuk do t’ju dëgjojnë nëse mundoheni t’i ndaloni për të bërë shpenzime të panevojshme, edhe pse shumë shpejt do të mund t’ju kërkojnë hua.

23 Korrik – 22 GushtNxiteni të flasë një të dashur që duket i shqetësuar dhe në ankth. Pasi t’i dëgjoni, do të jeni në gjendje t’u ofroni një zgjidhje për problemet e tyre. Shmanguni shpenzimeve të mëdha. Do të mund t’ju duket ide e mirë që të blini dhurata për fundvit, por kjo do të thotë se do të dilni kundër një premtimi që ia keni dhënë vetes për të marrë vendime më të mira ekonomike.

Virgjëresha

23 Gusht – 22 ShtatorKolegët që zakonisht nuk shkojnë aq mirë duket se janë të interesuar të punojnë bashkë. Një mbledhje fondesh do të reflektojë se sa shumë nisma bamirëse po shpërndahen në komunitetin tuaj. Puna ekipore do t’ju shpërblehet. Do të lindin shumë ide dhe sugjerime nga ndarja e ideve me njëri-tjetrin.

Peshorja

23 Shtator – 22 TetorJini të kujdesshëm me paratë. Nëse shpenzoni shumë nuk do t’ju mbesin para për gjërat që doni t’i bëni gjatë periudhës së festave. Për këtë arsye, vendosni se çfarë keni mundësi të blini kur dilni për të bërë pazar për festat e fundvitit dhe mos shpenzoni më shumë se që duhet.

Akrepi

23 Tetor – 21 NëntorKeni qenë shumë të shqetësuar për një punë që duhet ta kryeni para Krishtlindjeve. Njerëzit te të cilët keni qenë duke u mbështetur për ndihmë, në mënyrë që ta kryeni këtë punë, duken se kanë mungesë interesi. Sapo t’i përveshin mëngët dhe të përkushtohen plotësisht në këtë, do të jetë shumë më e lehtë që ta kryeni këtë punë me afat.

22 Nëntor – 21 DhjetorTregohuni të guximshëm dhe pranojeni se nuk jeni shumë të sigurt për një punë që iu është kërkuar ta bëni. Po qe se veproni kështu, do të fitoni më shumë respekt nga shefi dhe kolegët tuaj. Herëve të tjera jeni përpjekur t’ia dilni edhe kur s’keni qenë shumë të sigurt, por tani është koha që të tregoheni të sinqertë me veten dhe të tjerët.

Bricjapi

22 Dhjetor – 19 JanarIa vlen t’i merrni parasysh sugjerimet e një miku për të organizuar një takim online për festat e fundvitit. Jini fleksibil kur bëni plane për t’u argëtuar me familjen dhe miqtë. Po ndodhin shumë gjëra që po ju stresojnë, por nëse i përmbaheni buxhetit që keni për fundvit, do të jeni shumë të lumtur.

20 Janar – 18 ShkurtPartneri juaj apo miku i ngushtë është sjellë në një mënyrë që po ju bën të dyshoni në sinqeritetin e tyre. Ata e kuptojnë se sa shumë ju kanë lënduar dhe do ta bëjnë të qartë se sa shumë janë penduar për këtë gabim. E kanë përnjëmend kur ju premtojnë se nuk do ta përsërisin më këtë gabim.

Peshqit

19 Shkurt – 20 MarsNdihma juaj për ta pastruar vendin e punës para festave të fundvitit do t’jua japë mundësinë për të parë se si funksionojnë kolegët tuaj. Ka mundësi se do të mund t’i merrni disa këshilla që mund të jenë të dobishme për Vitin e Ri. A jeni beqar? Merrni pjesë në një tubim të vogël festiv. Mos ngurroni ta bëni hapin e parë, nëse njoftoheni me ndonjë person tërheqës.

Asnjë koment

Comments are closed.