25-11-2024

Horoskopi për sot (e premte )

Dashi:

Më në fund keni guximin t’i thoni mjaft, disa situatave që nuk ju pëlqejnë më. Dhe është më mirë të dilni nga tilla gjendje që shkaktojnë vetëm siklet. Java e fundit ka qenë paksa e lodhshme me telashe edhe nga pikëpamja ekonomike. Kujdes në marrëdhëniet ndërpersonale. Parashikimet jane nga astrologu Paolo Fox.

Demi:

Këtë të premte 20 do të keni yje të favorshëm: një negociatë e vazhdueshme mund të përfundojë në një mënyrë pozitive. Megjithatë, planetët në kah të kundërt tregojnë disa dyshime në sferën sentimentale: jo të gjithë janë në krizë, por ndoshta për disa nga ju duhet të merren vendime të rëndësishme. E për të gjithë po vjen pak stres.

Binjakët:

Mund të keni probleme në marrëdhënie: nëse janë rënduar ca, mos prisni muajin tjetër sepse tani është koha e duhur për të kuptuar se në cilën rrugë duhet të shkoni. Marsi është i favorshëm si planet që lëviz rrotull shenjës tuaj.

Gaforrja:

Duhet të shkëputeni nga disa situata të panevojshme: edhe në punë është më mirë të braktisni dikë që duket se ju ka sjellë vetëm telashe dhe vështirësi. Do t’ju duhet pak relaksim dhe po ashtu do të duhet që t’i jepni më shumë hapësirë ​​dashurisë.

Luani:

Diçka mund të ndryshojë në punë nga kjo e premte dhe deri në fund të muajit të ardhshëm. Në dashuri, nëse ndiheni në krizë, përpiquni të mos dekurajoheni. Ndoshta ju jeni shumë kërkues, vallë duhen bërë lëshime?!

Virgjëresha:

Ditë pozitive për sa i përket marrëdhënieve ndërpersonale. Nëse një dashuri lind në këto orë të kësaj të premteje 20 mund të ketë një të ardhme të mirë me kalimin e kohës, e shtrirë në kohë edhe në funksion të vitit të ardhshëm.

Peshorja:

Kjo ditë ju fton që të mos e merrni gjithçka “majë më majë”, por njëkohësisht edhe të mos lejoni që gjërat të rrëshqasin nën hundën tuaj. Përdorni ekuilibrin dhe qëndroni të qetë.

Akrepi:

Këtë të premte 20 ju drejtoheni nga Marsi dhe mund të keni takime të këndshme. E po ashtu mund t’ju ndizet dëshira për të dashuruar një person që ju ka marrë mendjen. Ju fshihni një karakter të ashpër dhe luftarak dhe vlen në këtë rast.

Shigjetari:

Sa më shumë që afrohet nëntori, aq më shumë rriten shanset për të ndrequr një gjendje pikëllimi. Horoskop pozitiv edhe për ata që kërkojnë një lidhje të re: marrëdhëniet e lindura në këto orë të premteje 20 premtojnë për më mirë në funksion edhe të muajit tjetër, nëntorit.

Bricjapi:

Mundohuni të qëndroni të qetë edhe nëse gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet që nga nisja e kësaj jave. Ndoshta ka edhe shqetësime fizike të përfshira. Kjo e premte mund të shërbejë si ditë për të mbajtur gjërat dhe veten nën kontroll.

Ujori:

Ditë e veçantë përsa i përket dashurisë dhe marrëdhënieve ndërpersonale. Megjithatë mund të keni probleme me partnerin/en dhe të përjetoni gjithçka me shumë vështirësi. Çlironi shpirtin tuaj dhe bëni diçka argëtuese, qoftë edhe duke u marrë pak me sport.

Peshqit:

Një ditë e trazuar duket të jetë kjo e premte 20. Megjithatë mund të jetë interesante për t’u rilidhur me një ndjenjë të përjetuar në kohë. Në përgjithësi do të jetë një ditë interesante kjo ditë e fundit në prag fundjave. /noa.al

Asnjë koment

Comments are closed.