Sipas tij, komisioni i ministrisë së Infrastrukturës ka vlerësuar se ura është dëmtuar dhe është në rrezik të shembet, transmeton Klan Kosova.
“Asnjë intervenim nuk është bërë për dy vite, edhe pse unë e kam ngritur si çështje urgjente edhe në dhjetor të vitit të kaluar, kur është miratuar buxheti i vitit 2022”.
“Shihni anomalitë e planifikimit buxhetor: planifikojnë 400 mijë euro për këtë urë për vitin 2023, 600 mijë për vitin 2024 dhe 500 mijë për vitin 2025”.
“Me këtë ritëm, ndoshta kjo urë ndërtohet në vitin 2026. Këta njerëz nuk janë në terezi”.