Hovenier: PDK dhe LDK janë diku deri 20 për qind, kjo tregon se njerëzit po i konsiderojnë këto parti për udhëheqje
Jeffrey Hovenier, ish-ambasadori ShBA-së në Kosovë, ka folur për zgjedhjet e fundit që u mbajtën në Kosovë dhe rezultatet e mundshme.
Ai ka theksuar këto zgjedhje thanë shumë për qytetarët e Kosovës, duke cekur se Lëvizja Vetëvendosje nuk i mori votat e mjaftueshme për të qeverisur vet, dhe se PDK-ja e LDK-ja patën sërish besimin e kosovarëve me një rritje të numrit të votave.

“Mendoj se shumë njerëz janë duke e pyetur veten se si t’i kuptojnë më mirë këto rezultate, poashtu mendoj se shumë gjëra kanë dalë. Njëra është se Kosova mbetet sërish një shtet me një spektër të zgjeruar të mendimeve për çështje kyçe politike. E dimë që kryeministri Albin Kurti ka marrë numrin më të lartë të votave, por nuk ka marrë numrin e duhur të votave për të formuar qeverinë vet”.
“Por një pikë tjetër që dua ta them është që partitë e tjera që ishin në qeveri më herët, ende kanë mbështetje nga qytetarët, PDK-ja mori rezultat më të mirë, edhe LDK-ja të dyja janë pothuajse në rezultat deri në 20 për qind. Kjo gjithashtu thotë se ka shumë njerëz në Kosovë që janë duke shikuar edhe në këto parti që të udhëheqin, edhe për të vazhduar me më të mirën përpara. Çka është e qartë, është se vendi nuk ka një vizion të qartë, se kush e ka qasjen më të mirë që të adresojë çështjet kryesore të Kosovës”, ka thënë Hovenier.