23-04-2024

Hoxha i Vrellës flet për rastin e foshnjës së braktisur

Imami i xhamisë së fshatit Vrellë të Istogut, Arben Dreshaj ka folur rreth rastit të foshnjës së braktisur të cilën e gjeti në mëngjesin e sotëm.

Dreshaj ka bërë të ditur së përveç që ishte future në një pako, foshnja e braktisur ishte e mbështjellur me një batanije, njofton Klan Kosova.

Përmes një postimi të tij në facebook, Hoxha i Istogut ka konfirmuar se foshnja është në duart e policisë dhe një autoambulancë kishte arritur për të parë shëndetin e saj.

”Sot, pasi që e fala namazin e Sabahut në Xhaminë e fshatit Vrellë,kur dola jashtë Xhamie pas faljes se namazit,e gjeta një paketë mbi kerrin(veturen)tim. Ora ishte rreth 5 e 15 min. Kur shikova në paketë ishte një foshnje e posalindur e mbështjellur me batanije(qebe). Pastaj menjeher i kam thirrë policinë dhe pak më shumë se 20 minuta vonesë,ka ardhë një veturë e policisë,bashkë me autoambulancën dhe e kanë marrë foshnjën.

Allahu na ruajt nga dënimi i dhimbshëm që mund të na kaploj edhe neve si shoqëri per shkak të gjynaheve që po perhapen në shoqërinë tonë. E lusim Allahun që ky rast të na vetëdijeson që ti kthehemi rrugës së Zotit dhe të na e përmirësojë gjendjen tonë”/KLANKOSOVA.TV/

 

Asnjë koment

Comments are closed.