19-04-2024

Anton Çetta përmes 9 fotografive nga koha e pajtimit të gjaqeve

Një fushatë e pazakontë shoqërore e nisur si nismë nga disa studentë më 1990, do ta bënte shumë të njohur profesorin e letërsisë dhe mbledhësin e folklorit Anton Çettën (1920-1995) i cili krejt natyrshëm u vu në krye të kësaj lëvizjeje.

Qëllimi i saj ishte pajtimi i familjeve shqiptare të Kosovës që kishin të hapura kontekste gjakmarrjeje.

Pikërisht kësaj kohe, përkatësisht viteve 1990 dhe 1991, i takojnë 9 fotografitë e mëposhtme, në të cilat shihet Anton Çetta gjatë fushatës për pajtimin masiv të gjaqeve.

Këto fotografi, të shkrepura nga artistja Lala Meredith Vula dhe aktrivisti Sali Cacaj, janë pjesë e një ekspozite me 200 fotografi dhe disa intervista, të realizuara nga Oral History Kosovo.

Fotografitë janë bërë në vende të ndryshme të Kosovës, kryesisht në Drenicë dhe Dukagjin.

Duke folur për këtë ekspozitë, në emisionin COSMO të KTV-së, Erëmirë Krasniqi nga Oral History Kosovo, ka thënë se këto materiale audiovizuale sjellin një histori shumë të bukur të një kohe kur shqiptarët e Kosovës u përfshin në fushatën gjithëpopullore për faljen e gjaqeve dhe pajtimin mes familjeve të hasmëruara./koha.net/

Asnjë koment

Comments are closed.