03-11-2024

Pse po vihet në dyshim miqësorja Shqipëri-Kosovë?

Është vënë në dyshim serioz zhvillimi i ndeshjes miqësore në futboll mes kombëtares së Shqipërisë dhe përfaqësueses së Kosovës. E vlerësuar si një ndeshje mes vëllezërve shqiptarë, sfida është dashur të zhvillohet më 29 maj në Zvicër, shkruan sot “Koha Ditore”.

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Federata e Futbollit e Kosovës kishin arritur marrëveshje për zhvillimin e ndeshjes dhe kishte mbetur që të sigurohej leja nga Federata e Futbollit e Zvicrës. Këtu edhe kanë dalë pengesat, që deri më tani nuk po kalohen dot.

Federata e Futbollit e Zvicrës nuk ka dhënë leje për zhvillimin e kësaj miqësoreje. Këtë e ka bërë të ditur të dielën kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Në të vërtetë kombëtarja e Shqipërisë do të mbajë një kamp në Zvicër në fund të majit dhe fillim të qershorit. Më 2 qershor në Winterthur pritet të luajë miqësore me Ukrainën. Te Shqipëria ishin të interesuar edhe për një miqësore tjetër dhe i bënë ofertë FFK-së për një ndeshje me Kosovën./koha.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.