Hoxhaj: I tronditur nga vdekja tragjike e të riut në Suharekë
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka reaguar për vdekjen e të riut nga Suhareka, Krenar Jemini në vendin e punës.
Në postimin e tij, Hoxhaj i shprehu ngushëllime familjes dhe tha se Krenari ka qenë djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së.
Tutje, ai tha se Qeveria e Kosovës shumë shpejtë do të bëjë hapa konkret për të rritur sigurinë në vendet e punës.
Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Enver Hoxhajt:
Thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen tragjike në vendin e punës të të riut Krenar Jemini, nga fshati Mushtisht i Komunës së Therandës. Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit. Ngushëllime familjes Jemini, miqve dhe kolegëve. Si Qeveri e Kosovës e kemi prioritet dhe shumë shpejtë do të dalim me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës. /Indeksonline/