02-05-2024

Humb jetën një 18-vjeçar kosovar në Gjermani

Një aksident fatal ka ndodhur në Waldburg, afër Baden-Wuttermbergut, Gjermani, ku një 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova ka humbur jetën.

18-vjeçari ka dalë në korsinë e anës së kundërt ku është përplasur me një veturë në të cilën ishin katër persona, dy prindër dhe dy fëmijë të cilët u lënduar rëndë, raporton mediumi gjerman “t-online.de”, transmeton Koha.net.

Sipas njoftimit të Policisë, 18-vjeçari kosovar ka vdekur në vendin e aksidentit ndërsa të lënduarit janë dërguar në spital. Po ashtu, policia gjermane bën të ditur se fëmijët që ishin të përfshirë në këtë aksident ishin të moshës dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç dhe gjendja e tyre është e rëndë.

Gjithashtu, sipas albinfo.ch, 18-vjeçari me inicialet B.R. është nga Prishtina.

Asnjë koment

Comments are closed.