19-04-2024

Prizren: Një muaj paraburgim për substanca narkotike

Gjykata Themelore e Prizrenit, ia ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një)muaji, ndaj të pandehurit me iniciale E. V. nga fshati Reqan, Komuna e Prizrenit, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Në kumtesën e GJTH-së, thuhet se me datë 15.11.2019,  rreth orës 23.00, në vendin e quajtur “Biraq”, deri sa ishte në automjetin e tipit “Opel-Zafira”, me tre persona tjerë në trup ka mbajtur të fshehur në një qese një sasi më të madhe të dyshuar të narkotikut të llojit “marihuanë” dhe në një qese më të vogël brenda të cilës kanë qenë të përgatitura për shpërndarje dy paketime të vogla të narkotikut të dyshuar te llojit “marihuanë”, në peshë të përgjithshme rreth. 14.71 gr. / GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.