23-11-2024

I burgosuri për fajde ik nga QKUK, suspendohen dy zyrtarë të SHKK-së

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka pezulluar nga puna dy zyrtarë të këtij institucioni, pasi sot në mëngjes ka ikur një i burgosur.

Lajmin e ka konfirmuar SHKK, i cili ka njoftuar se i burgosuri L.Xh, ishte i akuzuar për veprën penale: Fajde.

Ky i fundit ka ikur sot rreth orës 06:30, nga Reparti i Hematologjisë, sipas njoftimit të SHKK-së.

“Lidhur me rastin janë pezulluar nga puna dy zyrtarë korrektues, ndërsa është njoftuar edhe policia. SHKK ka filluar hetimet për të zbuluar se si ka ndodhur rasti dhe do t’ju mbajë të informuar”.

Asnjë koment

Comments are closed.