19-04-2024

I dehur tapë, nxjerr revolen dhe e kërcënon një person, në Suharekë

Është arrestuar një person në Suharekë, pasi që ai nën ndikim të alkoolit pas një shkëmbimi të fjalëve fyese me viktimën ia kishte drejtuar armën e zjarrit.

Policia ka njoftuar se kanosja ka ndodhur të enjten në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Brigada 123”.

Nga i dyshuari është konfiskuar arma e zjarrit dhe katër fishekë të kal.7.65 mm.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./IndeksOnline

Asnjë koment

Comments are closed.