I dënuari me burgim të përjetshëm në Itali, arrestohet në Durrës
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është kapur nga policia me qëllim ekstradimin drejt Italisë. I kapuri është një i dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasje”.
Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe me Zyrën e Interforcës të Policisë italiane, pas informacioneve të marra dhe një pune të mirëorganizuar, arrestuan përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:
Shtetasi Ermir Dervishi ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Alessandrias, në datën 18.02.1999 e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për kryerjen e veprës penale “Vrasja”, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.