02-12-2024

Arrestohen shtatë persona në Malishevë, konfiskon disa armë ilegale

Në njoftimin e bërë për media nga Policia e Kosovës thuhet se, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka siguruar informata në rrugë operative se disa persona të dyshuar posedojnë armë zjarri në kundërshtim me ligjet aktuale në Republikën e Kosovës dhe të njëjtit kohë pas kohe gjuajnë me armë zjarri gjatë natës nëpër vendbanimet e tyre, gjë që paraqet shqetësim për banorët.

Prandaj, me qëllim të verifikimit të këtyre informacioneve, Stacioni Policor në Malishevë ka përpiluar një plan operativ dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Gjakovë ka siguruar Urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjakovë.

Gjatë dy operacioneve policore në fjalë janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

M. Th. viti i lindjes 1970 m/sh/k
R. M. viti i lindjes 1952 m/sh/k
A. M. viti i lindjes 1981 m/sh/k
S. M. viti i lindjes 1956 m/sh/k
N. M. viti i lindjes 1972 m/sh/k
B. B. viti i lindjes 1982 m/sh/k
A. B. viti i lindjes 1984 m/sh/k

Me datat 05.07.2019 dhe 10.07.2019 Stacioni Policor në Malishevë, mbështetur edhe nga Njësia për Reagim të Shpejtë, ka kryer kontroll (bastisje) të objekteve të banimit dhe objekteve tjera përcjellëse në gjashtë lokacione të ndryshme, me ç’rast gjatë kontrollit në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe janë sekuestruar këto armë dhe municione:

• një (1) mitraloz i lehtë (prodhim kinez), kalibri 7.62 mm
• dy (2 ) pushkë gjysmë automatike kalibri,7.62 mm
• një (1) AK 47, kalibri 7.62 mm
• një (1) pistoletë TT të kalibri 7.62 mm
• një (1) pushkë M-48, kalibri 7.9 mm
• një (1) pushkë gjahu e llojit CIFSAN CSP 555,kalibri 12 mm
• 26 copë fishekë të kalibrit 7.9 mm,
• 234 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm,
• 11 copë fishekë të kalibrit 9 mm,
• 1 predhë fisheku,
• 23 copë fishekë të kalibrit 12 mm,
• 114 copë fishekë të kalibrit 7.65 mm,
• 4 karikatorë të armës automatike,
• 2 karikatorë të pistoletës.

Lidhur me veprimet e ndërmarra është njoftuar prokurori i shtetit, me urdhër të të cilit, pas përfundimit të procedurave policore, dy prej personave të arrestuar ndalohen për 48 orë në ndalim policor, ndërsa gjashtë të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.