I dërgonte mesazhe erotike të miturës, arrestohet prizrenasi
Në Prizren është arrestuar një person, pasi që gjatë muajit shkurt-mars 2023, ka ngacmuar seksualisht një të mitur përmes rrjeteve sociale.
Sipas Policisë, ai e ka pranuar se i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike viktimës, raporton Gazeta e Prizrenit
“Pas një pune hetimore është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që përmes rrjeteve sociale i ka dërguar mesazhe me përmbajtje erotike viktimës femër kosovare e mitur. I dyshuari në dëshminë e tij ka pranuar se i ka dërguar mesazhe viktimës”, ka njoftuar policia.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.