I ikën karantinës në vikend, kolona të gjatë në Morinë për t’u kthyer në Kosovë
Ka dy ditë vendi është në bllokim total, ku bizneset dhe gastronomia janë mbyllur.
Kjo masë, erdhi pas vendimit që mori Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë.
Derisa, 6 komuna u futën në karantinë, duke mos pasur mundësi lëvizjeje jashtë kufijve komunal.
Por, një pjesë tjetër e qytetarëve, këtë vikend, ia mësynë Shqipërisë.
IndeksOnline, sjellë pamje në pikën kufitare në Morinë në orët e mbrëmjes së sotme, ku shihen dhjetëra vetura, teksa presin në radhë për të hyrë në territorin e Kosovës.
Kujtojmë që masat në fjalë, vlejnë deri nesër në orën 05:00. Ndërsa sot u regjistruan 730 raste të reja me COVID-19./IndeksOnline