23-11-2024

I kërkoi 50 mijë euro/ Leonora po kërkohet për shantazhim të një burri

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim publik 41-vjeçaren, Leonora Gashi.

“E dyshuara ka qenë në një lidhje ndërsa e njëjta e ka shantazhuar një burrë duke i kërkuar 50 mijë euro”, kanë thënë burimet e IndeksOnline.

Policia i bënë thirrje kujtdo që ka informacion për vendndodhjen e kësaj të dyshuare, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportojë në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë.

Fotografia e saj është publikuar nga Stacioni policor ‘Qendra’ në Prishtinë.

Asnjë koment

Comments are closed.