23-04-2024

I mjeri ai i mjeri që e keqpërdorë paranë e popullit

Ata që e shpërndajnë vend e pa vend paranë e popullit, pa pikë dhimte, pa asnjë plan të detalizuar, pa asnjë analizë e vlerësim profesional, e kuptojnë këtë fotografi.

I mjeri ai i mjeri që e keqpërdorë paranë e popullit të tij, do ti mallkoj për jetë e mot djersa dhe mundi i secilit qytetar kontribues…

Stop shpërndarjes së parasë publike pa kritere…
Sa më shpejt të bëhet hetim i punës të secilit komision vlerësues në Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Drejtorisë së Bujqësisë. Të hetohen kriteret vlerësuese që kanë aplikuar këto komisione, projektet fituese, realizimi i tyre dhe lidhjet eventuale të përfituesve me drejtorët e drejtorive të lartëcekura dhe të gjitha të tjerat, lidhjet me udhëheqësit e tjerë politik në pozitë dhe opozitë, lidhjet me grupet e ndryshme të interesit dhe mediat.

Asgjë personale me askënd. Prizreni është i të gjithë qytetarëve, pozitat janë të përkohshme, ju dhe ne përsëri do të shihemi në këtë qytet…

Mos e turpëroni veten e as neve…
Prizreni meriton më mirë…

Luan Sallauka, gazetar – Prizren

Asnjë koment

Comments are closed.